Detaje të reja janë publikuar përsa i përket zhdukjes misterioze të shefit të Antidrogës së Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Këtë herë, mediat serbe shkruajnë se Elezoviç u arratis në Shqipëri me dokumente të rreme nga ku mund të jetë larguar drejt SHBA-së, pasi zbuloi se u pikas për lidhjet e tij me trafikantët e drogës.

Më tej, mediat serbe shkruajnë se Elezoviç nuk ka kaluar në asnjë nga pikat kufitare pasi dokumentet e tij të identifikimit u gjetën në banesë, duke çuar në mundësinë e arratisjes përmes rrugëve të paligjshme që përdoren zakonisht për kontrabandë.

Sipas “Dnevni novini” ai kishte kërkuar ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri, të cilët i kanë siguruar dokumente të rreme për t’u arratisur.

Sipas informacionit jozyrtar nga policia, Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si një person i cili u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";