Identikohen autoret e vrasjes së shtetasit Shkelzen Kastrati në datën 1 shkurt në Fier.
Për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar, raporton Vizion Plus.
Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
- Albert Zaja, 37 vjeç dhe Elmir Tufa, 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
- Elson Xhesuka, 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;
-
Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Policisë ka ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve por nuk ka mundur ti gjeje dhe për këtë arsye është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.
Ka dyshime se ata mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.
Forcat e rendit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.