
Te enjten rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri drejt një shtetasi.
Sipas policise, Sokol Çelaj ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Advertisement
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.