Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Kosovë. Sipas policisë atje, autori i dyshuar dhe viktimat po udhëtonin së bashku në të njëjtin automjet.
Autori është identifikuar dhe dyshohet se është një shtetas i huaj. Pas krimit, ky i fundit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë policia është në kërkim të tij.
Advertisement
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.