Ekzekutohet me breshëri plumbash biznesmeni shqiptar në mes të Shkupit, ndërron jetë edhe kushëriri i tij 22-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekzekutohet me breshëri plumbash biznesmeni shqiptar në mes të Shkupit, ndërron jetë edhe kushëriri i tij 22-vjeçar

Një shqiptar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në natën e fundit të muajit të ‘Ramazanit’ në Shkup.

Sikurse saportojnë mediet në shtetin fqinj, bëhet fjalë për biznesmenin shqiptar Kamer Idrizi, 43 vjeç,

Viktimë e këtij sulmi mbeti edhe kushëriri i tij, 22 vjeçar i cili po udhëtonte në të njëjtën makinë me biznesmenin, në zonën e Butel të Shkupit.

Vrasja ndodhi vonë në mbrëmje, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”. Ministria e Brendshme tashmë ka konfirmuar se është qëlluar nga një automjet “Range Rover” drejt mjetit “Golf” në të cilën ndodheshin dy personat. Informacioni është se rreth 80 plumba u qëlluan në drejtim të tyre.

Advertisement

Biznesmeni 43-vjeçar ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa kushëriri i tij u dërgua në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte.

Kamer Idrizi është një person i njohur për policinë. Ai i ka shpëtuar një atentati në hotelin Alexander Palace në vitin 2019. Siç u njoftua në atë kohë, sulmuesit ishin të armatosur me armë automatike dhe kishin kapuçë në kokë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy