Detaje të reja po dalin në dritë nga ekzekutimi i Edmond Papës pak kohë më parë në zonën e Selitës në Tiranë.

 

Dy autorët, Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Edvin dhe Albano Velo, për vrasjen e biznesmenit përdorën një makinë tip Audi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga hetimet, rezulton nuk ka qenë i vjedhur mjeti, por targat rezultojnë të mbivendosura.

 

Targat ishin te huaja. Ato i përkisnin një makine, e cila është futur në Shqipëri nga një shtetas, i cili ka bërë shitjen e mjetit dhe më pas i janë vendosur targa shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia po heton sesi targat e huaja përfunduan në duart e dy autorëve të vrasjes që më pas i montuan tek mjeti tip Audi.