Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin.
Mësohet se një ditë pas krimit, policia ka gjetur makinën, me të cilën janë larguar autorët. Mjeti i autorëve është gjetur në Gocaj të Kavajës dhe është në pronësi të viktimës.
Advertisement
Pas vrasjes së të riut, autorët kanë djegur makina e tyre në vendngjarje, duke u larguar me mjetin e viktimës.
Kjo e fundit është gjetur sot në Kavajë dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa po këqyret nga ekspertët për grumbullimin e provave.