Ekstradohen nga Gjermania dhe Kosova, drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë është ekstraduar drejt Republikës së Kosovës, një tjetër shtetas shqiptar.
Gj. Ç., 56 vjeç, banues në Korçë është ekstraduar nga Shtutgarti i Gjermanisë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 11.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ai ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjithashtui Interpol Tirana, ditën e sotme ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Kosovës, të shtetasit shqiptar:A. I., 58 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Lartë, me Vendimin e Kolegjit Penal të kësaj gjykate, datë 11.12.2020, ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga ky shtetas ndaj vendimit të datës 23.07.2020 të gjykatës së Apelit Vlorë (me të cilin ishte vendosur lënia në fuqi e vendimit lejues të ekstradimit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier).Ky shtetas është ekstraduar drejt Republikës së Kosovës, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata Themelore Prishtinë, për veprat penale “Krim i organizuar ” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.