Dy shtetas shqiptare jane arrestuar ne Greqi me qellim ekstradimi drejt vendit tone.

 

Ata jane Qani Shehu, 44 vjeç, lindur në Mallakastër dhe Albano Zepaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasi Qani Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2015, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Më datë 31.05.2013, në një lokal në Tiranë, shtetasi Qani Shehu ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. L.

 

Shtetasi Albano Zepaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 18.05.2016, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.
Personat e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";