Artistët e vegjël të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë sollën të premten një ekspozitë me punime në pikturë dhe skulpturë.
Fëmijët e grupmoshave nga shtatë deri në 15 vjeç i ekspozuan krijimtaritë e tyre me tematikë “Trashëgimia kulturore”, në sallën e Teatrit të Kukullave.
Flasin fëmijët
“Unë kam bërë kalane e Krujës dhe më pëlqeu si viaztim dhe vendosa ta vizatoja.”
Advertisement
“Unë kam sjellë në eksozitë një vajzë që është me veshje popullore si dhe nje djale të veshur me kostum popullor.”
Advertisement“Në pikturën që kam sjellë jam unë edhe vëllai të veshur me veshje tradicionale në një ambient të qetë dhe kam përdorur teknikën e akrelikut.”
“Kjo piktura është një qzp që është për trashëgimin kulturore.”
Advertisement
Aktiviteti u shoqërua dhe me ndarjen e certifikatave për fëmijët pjesëmarrës, ndërkohë që dy mësueset organizatore thanë se ky organizim është kthyer tashmë në një traditë disa vjeçare.
Flasin Mesueset
Advertisement
“Realisht kjo është kthzer në një traditë, ne kemi disa vite që e organizojmë dhe fëmijët e presin me një emocion të vecantë pasi do të punojnë për traditën e tyre. Dhe e sjellim me ngjzra të ndryshme si në qeramikë, në skulpturë, dhe në pikturë.”
“ Kjo eskpozitë është hapja e qendrës kulturore për fëmijë. Është ekspozitë e përvitshme dhe me këtë ne injiciojmë gjithë aktivitetin tonë. Janë punime që janë realizuart edhe në kohën e pushimeve edhe pjesa që jemi takuar.”
Advertisement
Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe gjatë fundjavës.