Kjo është një prej skulpturave që paraqet realitetin e Covid-19 të parë nga sytë e studentit Erlind Fusha.
Këto këndvështrime, përmes punimeve në pikturë, skulpturë, instilacion edhe fotografi vijnë në ekspozitën “Reallity 19+” në Universitetin e Arteve të Bukura.
ERLIND FUSHA
KURATOR
“Kësaj punë unë nuk ja kam vendosur emrin sepse dua që njerëzit të bëhen kureshtarë e të pyesin që e kujt është kjo punë. Dhe besoj se kjo gjë ka vlejtur. Këtë punim unë ë kam quajtur “Doli apo nuk doli kjo është çështja”. Ka këtë emër, sepse unë vetë e kam kaluar covid por nuk e di nëse do me kthehet apo sdo më kthehet më, pra ka dalë apo jo nga trupi im.”
Advertisement
Edhe studenti Arenc Ibrahimi sjell veprat e tij në tri dimensione, të cilat i përkasin fazave para, gjatë dhe pas covidit.
Ekspozita është e përbërë nga 50 punime dhe është ende në proces, ndërkohë që studentët kanë dëshirë që punimet e tyre të ekspozohen jo vetëm në ambientet e shkollës, por edhe në Galerinë e Arteve.