Eksperti i kriminalistikës: Gratë po abuzojnë me urdhrat e mbrojtjes, burrat po bëjnë burg kot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eksperti i kriminalistikës: Gratë po abuzojnë me urdhrat e mbrojtjes, burrat po bëjnë burg kot

Eksperti i kriminalistikës ka bërë një analizë të ngjarjeve që kanë ndodhur sëfundmi.

Teksa në referatë mori dy raste, atë të babait që mori peng fëmijët dhe i terrorizoi duke gjuajtur me kallash dhe atë të Alma Arrazit që u vetëmbyt bashkë me fëmijët, ka thënë se sot gratë po abuzojnë me urdhrta e mbrojtjes.

Sipas tij, shumë gra po e përdorin dhunën psikologjike si justifikim për të burgosur burrat, teksa shton se kjo gjë nuk vërtetohet për shkak se në komisariate nuk ka psikologë.

Ai madje shton se edhe pse po kërkohet barazia gjinore, një gjë e tillë nuk po ndodh, por gjithmonë shigjetojnë burrat edhe kur nuk kanë faj.

Advertisement

Rexhepi sjell edhe një shembull konkret nga Shkodra, për të vërtetuar fjalën e tij që me urdhrat e mbrojtjes po abuzohet.

Nuk e dimë nëse ka probleme mendore, apo halucinacione nga droga.

Po vajti gruaja në polici, edhe kot, po përdoret për abuzim.

Në gjykatën e Shkodrës, ishte një gjyqtar i mirë. Ishte një shtëpi që aksesohej nga dy drejtime dhe zonja kërkonte urdhër mbrojtje. Nuk lejonte as hyrjen nga njëra anë apo nga tjetra, por e donte për vete shtëpinë që të merrte të dashurin brenda.

Advertisement

Nëse gruaja të denoncon edhe kot, herën e parë edhe shpëton, herën e dytë të çon në burg. Koha e vërtetimit është e shkurtër për urdhër mbrojtje.

Gruaja në Shkodër është viktimë dhe ka vrarë tre fëmijë, por i mendoni pak ta kishte bërë një burrë këtë veprim. Po kërkojnë të drejta të barabarta, por nuk ka.

Ky rast është tipik që është neglizhuar nga strukturat. Pse nuk është marrë kartela e tij nga Italia dhe pse nuk i bëri ai këtë gjë andej por erdhi këtu. Në komisariat duhen psikologë të liçensuar”, tha Rexhepi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy