Presidenti  Aleksandër Vuçiç bëri bujë me deklaratën e tij një vit më parë se derisa të jetë ai në krye të shtetit, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.  Ai është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në të gjitha negociatat dy-paleshe dhe po mundohet ta shfrytëzojë dialogun për të përfituar sa më shumë nga Perëndimi.

Megjithatë, analisti Daniel Serwer është i bindur se nëse Serbisë i ofrohet anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin e Europian, si kompromis për njohjen e Kosovës, do ta pranonte.

Sipas tij presidenti serb e ka bërë të qartë se kërkon të përfitojë diçka më shumë në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Kompromisi përfundimtar është i qartë për mendimin tim: Njohja në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia mund ta pranojë këtë marrëveshje tani, por do të pres të përfitojë pak më shumë”, deklaroi Serwer në një intervistë për mediat në Kosovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur për dokumentin e fundit që propozonte krijimin e një republike autonome në Veri të Kosovës, Serwer ka thënë se qëllimi i kësaj letre është që të ndikohet në dialog.

“Unë nuk e di se nga kush është shkruar ky  propozim, por mund të imagjinoj se ka pasur qëllim t’i japë qasje tjetër procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, shprehet eksperti.

Serbia ka nisur negociatat për anëtarësim para disa vjetësh dhe deri më tani, ka mbyllur vetëm dy kapituj. Mali i Zi ka hapur të gjitha kapitujt negociues, ndërsa Serbia deri më tani ka hapur 18 kapituj.

Anëtarësimi i Serbisë në BE “ka ngecur”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkimin Europian është i vendosur që Mali i Zi dhe Serbia të vazhdojnë negociatat e anëtarësimit përmes metodologjisë së re të zgjerimit, të hartuar nga Franca dhe të miratuar në shkurt të vitit 2020.

Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian po përballet me vonesa të jashtëzakonshme, pasi Brukseli vendosi që hapja e kapitujve të bëhen nën metodologjinë e re. Sipas metodologjisë së re, shtetet anëtare të BE-së do të kenë më shumë mundësi që të jenë të përfshira në monitorimin e procesit, duke përfshirë edhe praninë e ekspertëve të shteteve anëtare në terren, gjë që mudn të vonojë edhe më shumë anëarësimin.

Në parim, metodologjia e re aplikohet ndaj shteteve, të cilat, në kohën e miratimit të saj, nuk kishin nisur negociatat e anëtarësimit, në këtë rast Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Por që nga prezantimi i saj, presidenti francez Emmanuel Macron e bëri të qartë se dëshiron që ajo të aplikohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Metodologjia e re e zgjerimit parashikon grupimin e disa kapitujve në një tërësi dhe hapjen dhe mbylljen e tyre në të njëjtën kohë. Po ashtu, ajo do të bëjë të mundur edhe fokusimin në kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë dokument po ashtu propozohet që Mali i Zi dhe Serbia nuk mund të mbyllin asnjë kapitull të ri negociues, nëse nuk vërtetohet se i kanë përmbushur të gjitha kushtet e kapitujve 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat themelore dhe rendin e ligjin. Sipas kësaj metodologjie, këta kapituj do të mbyllen vetëm në fund të procesit.

Edhe në këtë dokument, në rastin e Serbisë, përmendet kusht edhe progresi në normalizimin e raporteve me Kosovën, në kuadër të dialogut të cilin e lehtëson BE-ja.

Me metodologjinë e re, përmes së cilës BE-ja dëshiron ta bëjë procesin shumë të parashikueshëm, janë parashikuar edhe sanksione në rast Serbia bën kthim prapa në zbatimin e reformave në kapitujt negociues, sidomos në ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe fushën e drejtësisë.

SI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";