Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës, për ta rritur edhe më tej çmimin e naftës në vend në kohën kur në tregjet e huaja ka pësuar rënie të ndjeshme, për ekspertët nuk tregon gjë tjetër veçse kjo strukturë duhet të pushojë së funksionuari sepse po vendos në mënyrë qesharake dhe abuzive.

 

Sot, sipas tyre, edhe po t’i referohemi bursës së Mesdheut, konsumatori shqiptar paguan rreth 30 lekë më shumë për një litër naftë, vetëm prej vendimeve të Bordit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KLODIAN MUÇO

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Në realitet, nëse do të shikojmë bursën, teorikisht edhe këtu në Shqipëri duhet të kishte rënie. Kjo në një njëfarë mënyre tregon që ose Bordi ka informacion të njëanshëm, pra nuk ka informacion të plotë të realitetit, ose Bordi vepron në mënyrë të njëanshme, duke shkelur misionin për të cilin është ngritur, për të bërë transparencë qytetarëve. Bordi në një njëfarë mënyre duket sikur po vepron në një kundërtendencë me atë që po bëjnë vendet e tjera. Nëse në vendet e tjera ka ulje, pse te ne duhet të vazhdojë të ketë rritje. Ndërkohë, që çmimet, qoftë ajo e naftës së papërpunuar, qoftë Platts kanë rënë në nivelet e paraluftës, atëherë si ka mundësi që ne vazhdojmë të kemi të njëjtat çmime shumë të larta, 20 apo 30 lekë më tepër?”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ekspertët shtojnë per Vizion Plus, se Bordi i Transparencës jo vetëm deformoi tregun e karburanteve në Shqipëri, por e renditi atë edhe ndër më të shtrenjtët në Evropë.

 

KLODIAN MUÇO

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Shqipëria është ndër 10 vendet më të shtrenjta të Evropës për çmimin e naftës, renditej në 5-6 vendet e para, referuar të dhënave të 15 gushtit. Nuk ka më sens ta kemi këtë Bord sepse kaluam nga një treg oligopol, ku kishim pak operatorë të fuqishëm që kontrollonin 70% të tregut të naftës, ndërsa tani falë Bordit kemi përcaktuar një çmim që të gjithë shesin me atë dhe nuk flasim dot më për një treg konkurrencial, por për një treg tipik monopol. Mesatarja e çmimit të naftës në nivel ndërkombëtar është diku te 1.36 dollar, është 40% më pak se tregu shqiptar. Kjo tregon që ka diçka që nuk shkon, përtej efektit të taksave dhe të forcimit të dollarit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Për më tepër, kur operatorët deklarojnë se furnizohen vetëm për nevojat ditore dhe çmimet e bursave janë dinamike dhe luhaten çdo ditë, sipas ekspertëve, edhe në Shqipëri Bordi duhet të përcaktonte thuajse çdo ditë çmime të reja.

 

Por në fakt, vijojnë ata, Bordi po mblidhet vetëm për të njoftuar shtrenjtim të karburanteve./Vizion Plus

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";