Pas shtatë vitesh nga reforma territoriale administrative që e përqendroi qeverisjen vendore në 61 bashki dhe 12 qarqe, sot Partia Demokratike, që në atë kohë e bojkoti, kërkon një hartë të re territoriale.

Kur ende socialistët dhe demokratët nuk janë ulur për të diskutuar propozimet dhe nëse ato do të shkojnë deri në ndryshimin e kushtetutës, ekspertët kërkojnë që ajo të mos përkthehet në një reformë që përllogarit përfitimin në vota po në funksion të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Për Shutinën dhe Haxhimihalin, i pazgjidhur mbetet roli që duhet të ketë niveli i dytë i qeverisjes, qarqet.

Korrigjimin e hartës së ndarjes territoriale, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e sheh të nevojshme, pasi sipas saj në 2014 kritere si ai i dendësisë së popullatës, gjeografik, ekonomik dhe social nuk u respektuan njësoj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa për urbanistin Dritan Shutina domosdoshmëri është pavarësia financiare që njësitë e qeverisjes vendore duhet të kenë.