
Vizion Plus ka siguruar pamjet pak pas momentit të vrasjes së dy bashkëshortëve në biznesin e tyre në afërsi të “Myslym Shyrit” në Tiranë.
33 vjeçarja Nora Muskurti dhe 44 vjeçari Dritan (Alban) u vranë nga vëllai i këtij të fundit Hamza (Arsen Muskurti) pas një konflikti të gjatë familjar për bizneset që kishin në pronësi.
Advertisement
Të dy viktimat ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Agjensia turistike e bashkëshortëve “Nor Travel” dërgonte vizitorë kryesisht në vendet e Arabisë Saudite pasi viktimat, po ashtu dhe autori ishin besimtarë të fesë islame.


Advertisement