EKSKLUZIVE- Belind Këlliçi zbulon për Quo Vadis/ Primaret, me Opozitën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EKSKLUZIVE- Belind Këlliçi zbulon për Quo Vadis/ Primaret, me Opozitën

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka zbuluar ekskluzivisht për Quo Vadis se primaret për zgjedhjet e ardhshme vendore do të bëhen me aleatët e opozitës.

 

Këlliçi tha se gjatë kësaj jave, kreu i PD Sali Berisha do të ketë bisedime me aletatët, duke marrë parasysh edhe peshën politike që partitë kanë në elektorat.

 

Advertisement

Duhen përfshirë aleatët patjetër dhe prandaj kam përshtypjen një nga pikat kryesore të procesit është edhe votimi i simpatizantëve.

 

Unë gjykoj që këtë javë do të ketë bisedime të Berishës me partitë aleate, patjetër duke marrë parasysh peshën politike të çdo aleati me të cilin do të futesh në koalicion. Sipas gjykimit personal, do të ketë edhe zsona të caktuara që mund të ketë kandidat nga partitë aleate. Në këto zona do ftohen të gjithë.

 

Advertisement

Regjistri është bërë, por procesi i regjistrimit në regjistër është fillon katër javë para datës së primareve. Modalitetet i përcakton Këshilli Kombëtar.

 

Forumi më i lartë midis dy kuvendeve të partisë është Këshilli Kombëtar, i cili po të ulet me një vendimmarrje pas 8 orësh diskutime, po bie dakord të hartohet një rregullore me kritere të përcaktuara me standarte fikse që ti japim mundësinë të hapë dyer partia”, tha Këlliçi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy