
Ekonomia shqiptare po vuan ende pasojat e pandemisë, kryesisht në konsumin e dobët, në investime, punësim dhe rritje të borxhit publik.
Por disa tregues kryesorë tashmë kanë marrë një kthese drejt përmirësimit.
Advertisement
Ky ka qenë qëndrimi i Guvernatorit të Bankës Qendrore Genti Sejko gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e FMN. Diskutimet u fokusuan edhe në rimëkëmbjen afatmesme të ekonomisë.
Sejko u shpreh se stimuli monetar i ofruar nga banka qendrore garantoi funksionimin normal të tregjeve duke nxitur më tej kreditimin.
Advertisement
Ndërsa zyrtaret e fmn vlerësuan politikën e ndjekur nga banka, e cila i ka shërbyer nxitjes së konsumit dhe investimeve.