Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit vendosi masën “arrest në burg” për mjekun e njohur Edvin Prifti.
Trupa gjykuese , ben te ditur Vizion Plus, vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për të ndryshuar masën ndaj kardiokirurgut nga pezullim detyre si shef sherbimi pranë QSUT në arrest në burg.
Kjo pasi fillimisht ai u akuzua vetëm për marrje ryshfeti për një operacion në QSUT ndërsa më pas iu shtua kësaj akuze edhe ajo e pastrimit të parave.
Në shtëpinë e tij, policia gjeti 250 mijë euro dhe 16 milionë leke të reja. Në dëshminë e tij para gjykatës, Prifti u mbrojt duke thënë se ai kishte një punë të mirë ndërsa parate ishin nga një shitje prone që kishte bërë gruaja e tij.
Advertisement