Ish kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Kukës ku po zhhvillon “Foltoren” e radhës.

Në fillim të fjalës së tij Berisha I bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të ndjekë këtë “foltore” pasi sipas tij është punë burrash dhe jo pengjesh.

“Edvin ndiq këtë “Foltore”, kjo është punë burrash dhe jo pengjesh, burrash e grash të lira e jo punë peëgjesh. Sot ne mblidhemi për të disktutuar së bashku për të vendosur të bashku që t’i rikthijmë PD, shpirtin e saj të lirisë. T’i rikthejmë asaj forcën e atdheut, t’i kthejmë demokratëve dinjitetin për të cilin ata sakrifikuan aq shumë në betejën për përmbysjen e komunizmit” u shpreh Berisha.

Mes të tjerash ai theksoi se “që nga Enver Hoxha deri më sot Shqipëri anuk ka pasur kurrë një kryeministër antinjerëzor dhe antikombëtar si Edi Rama”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";