Edi Rama: Presim 360 mijë vaksina, unë jam gomari i punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edi Rama: Presim 360 mijë vaksina, unë jam gomari i punës

Deri në fundin e kësaj jave të gjithë të moshuarit do të marrin dozën e parë të vaksinës Pfizer.

 

Janë 1 mijë persona të cilët jetojnë në shtëpitë e të moshuarve në të gjithë vendin, raporton Vizion Plus.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ka pasur raste tragjike, ku janë shuar të gjithë të moshuarit, ndërkohë që këtu, stafi është mbyllur bashkë me ta që ditën e parë, kanë jetuar brenda e duke bërë këtë sakrificë, kanë shpëtuar jetët e këtyre të moshuarve. Nuk kemi pasur asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe i karantinimit total. Për rreth 1000 persona, vaksinimi do të përfundojë këtë javë.

Advertisement

 

Përveç vaksinimit të bluzave të bardha që vijon me Tiranën, Shkodrën dhe të enjten me Vlorën, kryeministri Edi Rama zbuloi se në strategjinë e vaksinimit, kategoria që do të përfitojë nga dozat e mbërritura do të jenë personalitete në moshë të thyer.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Do të vazhdojmë njëkohësisht këtu me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, të cilat duhet t’i mbajmë me gjithçka mundemi sa më mirë e jo thjesht të kujtohemi kur të ndahen nga jeta e të mbajmë fjalime.

 

Kreu i qeverisë i qëndron skenarit të parë, atij të vaksinimit të popullatës deri në Shkurtin e 2022.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Mbetemi shumë të bindur te skenari A, ai i vaksinimit të të gjithë popullatës, natyrisht, atyre që duan të vaksinohen sepse nuk është me detyrim, të realizohet. Që do të thotë brenda 14 muajsh, ne të kemi kryer të gjithë vaksinimin.

Advertisement

 

Bindja e Edi Ramës vjen te siguria që kreu i qeverisë ka në sigurimin e dozave të tjera, përveç 500 mijë vaksinave nga kompania Pfizer-Biontech.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Presim nga dita në ditë të kemi një konfirmim të rëndësishëm për të finalizuar marrëveshjen për 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, një orë e më parë. Mbrëmë kemi pasur një tjetër kontakt me një tjetër shtet mik në kuadrin e kontakteve që kemi stabilizuar me disa shtete. Përsëri, edhe aty kemi shumë shpresë realiste që do të kemi një sasi tjetër. 

 

Kritikave për shfrytëzimin e procesit të vaksinimit për qëllime elektorale, Edi Rama, u vetëquajt gomari që zgjidh çdo punë.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Gomari jam unë kuptohet, se unë mbaj ngarkesën, unë marr të sharat, por kam një të mirë që jam gomar që e çoj në destinacion ngarkesën, gjithmonë, pavarësisht se ata që Faik Konica i quan dembelët aktivë të Shqipërisë, nuk më lënë rehat në asnjë moment.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy