Edi Paloka mesazh me “kunj”: PD duhet ta ndërtojë të ardhmen duke u bazuar tek “e shkuara” plot sukses

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edi Paloka mesazh me “kunj”: PD duhet ta ndërtojë të ardhmen duke u bazuar tek “e shkuara” plot sukses

Edi Paloka i ka dedikuar një status të shkuarës së Partisë Demokratike, duke numëruar një sërë pikash që I konsideron suksese të qeverisjes së PD në të kaluarën.

Një postim me jo pak nënkuptim pak orë pasi Ambasadorja Kim takoi Bashën dhe deklaroi se PD duhet të heqë dorë nga e kaluara dhe të shohe drejt të ardhmes.

 

 

Advertisement

“E shkuara” e PD eshte histori suksesi , krenarie dhe lavdie per gjithe shqiptaret…!

E shkuara e PD eshte permbysja e komunizmit dhe hapja e rruges per demokraci!

E shkuara e PD eshte fitorja e pluralizmit ne Shqiperi.

E shkuara e PD eshte largimi i Shqiperise nga Lindja dhe rivendosja e mardhenieve me SHBA e partneret tane natyral, Perendimin!

Advertisement

E shkuara e PD eshte vendosja e ekonomise se tregut dhe lirise se biznesit ne Shqiperi!

E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.

E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i pavarsise se Kosoves!

E shkuara e PD jane keto dhe shume te tjera per te cilat jo vetem demokratet por dhe shqiptaret duhet te ndjehen krenare!

Advertisement

 

 

Paloka shton se PD është e vetmja shpresë e shqiptareve. Ai shkruan se demokratatet me siguri shohin nga e ardhmja por pa harruar dhe shkelmuar të ardhmen,  vlerat e së cilës janë baze për atë që do të vi.

 

Advertisement

Prandaj ne demokratet jemi dhe shpresa e shqiptareve per te ardhmen sepse kemi pas nje histori te lavdishme nderkohe qe kundershtaret tane, ata qe qeverisin sot , kane nje te shkuar te zeze dhe nje te tashme po aq te zeze per shqiptaret!Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar te shkuaren , por duke bere te kunderten; duke e ngritur kete te ardhme mbi vlerat me te mira te se shkuares e duke shkelmuar te keqen e asaj te shkuare!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy