
Përmes një ceremonie të veçantë, Tirana ngriti flamurin Kuq e Zi për të përkujtuar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor të vitit 1912.
Ceremonia u zhvillua në Monumentin e Pavarësisë në Tiranë si dhe në sheshin Skënderbej, ku u vendosën kurora me lule.
Advertisement
Festimeve iu bashkuan edhe qytetarë të cilët vendosen flamujt kuq e zi në ballkonet e tyre.
Sikurse Vlora e Tirana, edhe Korça kujtoi diten e flamurit në qendër të qytetit.
Advertisement
Në Katedralen e Korçës, me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u mbajt mesha e bekimit të flamurit nga Imzot Joan Pelushi.
Kjo tradite vijon që nga viti 1912, atëherë kur mesha për flamurin kuqezi u drejtua nga Fan Noli.
Advertisement