Avokati Adriatik Lapaj është një ndër iniciatorët e protestës së sotme kundër rritjes së çmimeve. Mes protestuesve, ai u shpreh se sot duhet të ishin mbledhur më shumë qytetarë, në mënyrë që t’i thonë njëzëri “jo” rritjes së çmimeve.
“Kisha vendosur që të mos flisja sot, por fjala që po mbajnë qytetarë të ndryshëm sot është sa e sinqertë është kjo protestë. Ky vend ka shumë nevojë që të dëgjojë pa retushim dhe pa buzëkuq, të vërtetën e popullit, ashtu siç perceptohet. Kam disa pyetje; a keni mundësi të paguani energjinë elektrike të rritur? A mund të paguani çmimin e bukës? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të karburanit? A keni të ardhura për të jetuar me dinjitet? Vëllezër dhe motra, sot duhet të ishim edhe më shumë. Hallet tona mund të zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimit dhe gazit. Intelektualët e shesin shpirtin në kurriz të blegtorëve, bujqëve.”
Nga ana tjetër, aktivisti Pano Soko çmimi i energjisë rritet me qëllim për të mbuluatr vjedhjet.
“E rrisin çmimin e energjisë për të mbuluar vjedhjet. Mos e harroni këtë.”