Mbi 38. 59% e qytetareve kanë votuar deri ne orë 15:00
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrja e 8 orëve të para të procesit të votimit në vendin tonë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri në orën 15:00 pjesëmarrja në rang kombëtar është 38.59%. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vijon të mbetet Dibra.
Advertisement
Në total, deri në orën 15:00, KQZ bën me dije se kanë raportuar 2377 nga 5199 QV në total. Ndërkohë kanë votuar 640871 persona, nga 1660623 persona në listat e qendrave të votimit që kanë raportuar.
Advertisement
Theksohet se përqindja e cila është publikuar deri më tani, është vetëm në bazë të të dhënave që kanë raportuar disa nga qendrat e votimit në rang kombëtar.