Një tjetër trashëgimi e Shqipërisë duhet të njihet dhe të mbrohët nga Unescco.
Dosja për Muzeun e Fotografisë Marubi,raporton Vizion Plus, i cili mbart të gjithë koleksionin dhe arkivin e familjes më të njohur në Shkodrën e shekullit të 19-të është mbyllur.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti, bëri të ditur se tashmë gjithcka është gati për tu dorëzuar në Komision e Unesccos, që do të vlersojë c’do elemet të saj.
ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
Jemi shpresplotë që kjo aspiratë e jona do të, patjetër që është një sfidë që sapo ka filluar. Kemi përfunduar hartimin e dosjes. Është një punë kolosale e cila ka marrë pothuajse dy vjet përgatitje. Për ne kjo është mbi të gjitha ushtrimi parë i njohjes së vetvetës
Advertisement
Muzeu Kombëtar Marubi, kalsifikohet në kategorinë e Praktikave të Memories së Botës, ndërsa shqyrtimi i studimit të dorëzuar do të marrë kohë.
ELVA MARGARITI
AdvertisementMINISTRE E KULTURES
Kalon disa faza rishikimesh. Do të kemi ndodhta disa faza, do të kemi ndodhta moment të ndryshme diskutime me komitete dhe nëse do të ketë nevojë për rishikime.
Ky Muze është një nga pasuritë me të cilën Ministria e Kulturës është angazhuar për ta bërë të njohur dhe për ta ruajtur si pasuri botërore, ndersa njokhësisht po punohet për të dorëzuar dosje të tjera të trashigimisë jomateriale si Xhubleta, Kcimi i Bjeshkës me Tupan dhe Shtegëtimi i Bagëtive.