Edhe Kosova nën pushtetin e ujit, Hoti: Qytetarët të kufizojnë lëvizjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe Kosova nën pushtetin e ujit, Hoti: Qytetarët të kufizojnë lëvizjet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të kufizojnë sa të munden lëvizjet në rrugë, pasi reshjet e shiu kanë përmbytur disa zona.

Hoti shkruan se “Qendra e Situatave është në mbikëqyrje të zhvillimeve për shkak të reshjeve të shumta të shiut, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, me shtabet lokale dhe me të gjitha institucionet e tjera të përfshira

Sipas tij në varësi të situatë, mund të kërkohet edhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të dhënat për përmbytjet në Kosovë:

Advertisement

Në Komunën e Drenasit – uji ka depërtuar nëpër oborre të shtëpive në Poklek, Krajkovë, Tërstenik, Shtrumbullovë, Komoran dhe në qendrën e qytetit. Në Komunën e Prizrenit – ka pasur përmbytje të disa bodrume të shtëpive në lagjen Arbana. Në Komunën e Malishevës – janë bllokuar disa rrugë afër QMF-së, është rritur niveli i lumit Mirushai dhe janë vërshuar rrugët që qojnë në fshatrat Bajë, Marali dhe Maxharrë.

Ekipet reaguese janë në vend ngjarje.Në Komunën e Rahovecit – janë vërshuar disa rrugë poshtë qytetit dhe në fshatrat Gexhe dhe Kramovik.Në Komunën e Pejës – ka vështirësi në pikë kalimin kufitar “Kullë” dhe në aksin rrugor Pejë–Rugovë, ndërkaq rruga për në fshatin Kuqishtë ka vështirësi të mëdha kalimi. Në Komunën e Klinës – nga të reshurat e shiut ka filluar me shpejtësi rritja e nivelit të lumenjve, në disa fshatra kanë filluar të vërshohen tokat bujqësore, në fshatin Ozdrim janë rrezikuar dy familje nga depërtimi i ujit në shtëpi.

Në Komunën e Gjakovës – ka pasur disa pengesa në rrugët e qytetit nga vërshimet. Në Komunën e Junikut – ka pasur bllokim rruge në tri lokacione në fshatin Gjocaj si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Në regjionin e Pejës – janë raportuar një numër i madh i defekteve në rrjetin e energjisë elektrike.

Ndërkohë dhe Shqipëria prej orësh është nën pushtetin e ujit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë dhe janë shkaktuar shumë dëme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy