Edhe Greqia vendos kufizime ndaj vaksinës së AstraZeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe Greqia vendos kufizime ndaj vaksinës së AstraZeneca

Si shumë vendet të tjera të Bashkimit Europian, edhe Greqia vendosi disa kufizime ndaj vaksinës së kompanisë AstraZeneca.

Komiteti Kombëtar i Vaksinimit u mblodh këtë të premte dhe vendosi që vaksinës së krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca t’i nënshtrohen vetëm personat nën 65 vjeç.

Bordi beson se vaksina e AstraZeneca ka rezultate të mira për sa i përket sigurisë dhe aftësisë për të krijuar imunitet dhe të jetë shumë efektive.

Zyrtari i Shëndetit Publik, Marios Themistocles tha se pas “dritës jeshile“ vaksina e AstraZeneca do të përdoret në të gjithë Greqinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy