“Edhe Enver, edhe Hoxhë”, Mero Baze ironizon anëtarësimin e radikalit islamik në Vetëvendosje: Realizohet ëndrra e Albinit për t’u reformuar si idhtar i Enverit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Edhe Enver, edhe Hoxhë”, Mero Baze ironizon anëtarësimin e radikalit islamik në Vetëvendosje: Realizohet ëndrra e Albinit për t’u reformuar si idhtar i Enverit

Gazetari Mero Baze ka reaguar fill pasi Mustafa Bajrami, i njohur si teolog islamik antiperëndimor, me tendenca të forta të islamit politik, ju bashkua sot Albin Kurtit, në lëvizjen “Vetvendosje”.

Botuesi i gazetës “TemA”, me nota të forta ironie shkruan në rrjetet sociale se:

“Pas antarësimit të këtij radikalit islamik në “Vetvendosje” realizohet ëndrra e Albinit për tu reformuar si idhtar i Enver Hoxhës, duke u bërë “edhe Enver, edhe Hoxhë”, ironizon Baze.

Le të kujtojmë se Kurti, i cili ka një bazë të së majtës ekstreme në partinë e tij, po bën përpjekje të zgjerohet duke i shkelur syrin islamit politik në këto zgjedhje.(TemA)

Advertisement
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, kostum

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy