Enkelejd Alibeaj teksa foli në mbledhjen e grupit parlamentar të PD tha se është e nevojshme një substancë bashkimi e sinqertë.
Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimarrja që ju morët. Ju thate që mbani koston e vendimarrjes. 1/3 e atyre që qendroi, kam respektin me te madh. Është edhe 1/3 që u keqperdor nga Berisha. Ai tha se nuk do te perfshije njerezit. 1/3 ka qëndruar e heshtur. Duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qellim te mire, por nuk ia dolem.
Partia, sipas Alibeajt, nuk mund të ngjitet pas Berishës e po ashtu sipas nënkryetarit të PD, Basha deklaroi se është i gatshëm të marrë vendimin më të mirë për PD-në.
Alibeaj i kërkoi Bashës, të tërhiqet, të bëjë një hap pas.
Kam dy alternativa. E para, nuk e shoh dot PD qe te ngjitet pas Berishes. Nuk është alternative. Merreni si te doni, emocionale, personale. Ne duhet te japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans te tre pjeseve që të bashkohen. Procesi duhet te jete i sinqerte. Propozoj që përderisa keto 2 pjese e kane një perfaqesim, e treta nuk e ka dhe ju thate qe jeni ne funksion te zgjidhjes, ju te beni hap pas, Berisha hap pas. Te krijohet substanca e bashkimit, e sinqerte. Kete shoh si mundesi. Kemi kohen e mjaftueshme.