Edhe afrikanët zgjedhin Shqipërinë, INSTAT: Në qershor numri i turistëve u rrit me 50% krahasuar me vitin e kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe afrikanët zgjedhin Shqipërinë, INSTAT: Në qershor numri i turistëve u rrit me 50% krahasuar me vitin e kaluar

Turizmi në Shqipëri po përjeton bumin e tij dhe sipas INSTAT, vetëm në qershor numri i vizitorëve u rrit me 50%, krahasuar më të njëjtin muaj të 2022.Në përputhje me këto shifra, në rritje është edhe numri i netë qëndrimeve, me fluksin më të lartë në jug.Por në këto 6 muaj, veç turistëve tradicionalë, vihet re një numër i madh turistësh që vijnë nga Afrika dhe vendet e Lindjes së Mesme, si një risi e kësaj periudhe.

 

E tillë është edhe kjo familje nga Jordania, e cila po viziton këto ditë Shqipërinë, e nxitur nga kurioziteti në rrjetet sociale.

 

Advertisement

AHMED HASUNA

TURIST NGA JORDANIA

“Jemi nga Jordania, por jetojmë në Dubai. Ne dëgjuam për Shqipërinë nga rrjetet sociale dhe më pas bëmë kërkimet tona dhe vendosëm ta vizitojmë. Është një vend shumë i bukur, mikpritës. Ne gjejmë shumë gjëra këtu, na pëlqen natyra, njerëzit janë shumë miqësorë dhe vetë vendi është shumë i këndshëm për t’u vizituar. Ne erdhëm këtu në mënyrë individuale, e bëmë programin vetë.”

 

Advertisement

Rritjen në shifra të turistëve afrikanë edhe nga Lindja e mesme tur-operatorët e shpjegojnë me vendosjen e fluturimeve ajrore nga këto vende.

 

BESNIK VATHI

OPERATOR TURISTIK

Advertisement

“Nëse flasim për turistët e lindjes së mesme apo afrikës në përgjithësi, ky lloj turizmi ka filluar edhe gjatë pandemisë, ishin për herë të parë vendosja e fluturimeve nga emirate e bashkuara arabe, dubai, abu dabi, Arabia saudite dhe kjo krijon mundësi më të mëdha me fluturime direkte, duke bërë që të ketë lëvizje më të shumta.”

 

Këta turistë vijnë më së shumti në mënyrë individuale, ndryshe nga aziatikët që vizitojnë Shqipërinë në grupe të organizuara.

 

Advertisement

BESNIK VATHI

OPERATOR TURISTIK

“Turistët e lindjes së mesme janë më individualë dhe vijnë në grupe të vogla kryesiosht familjare dhe qëndrimete tyre janë kryesisht në Tiranë, duke bërë edhe ture ditore drejt veriut, në Berat, Sarandë apo Vlorë. Nuk janë turistë plazhi, nuk bëjnë plazh, kërkojnë qendrat e qyteteve, natyrën, duan të njohin historinë, kulturën.”

 

Advertisement

Turistët afrikanë dhe nga Lindja e Mesme nuk janë turistë plazhi, por vijnë në Shqipëri kryesisht për historinë dhe kulturën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy