“Edhe 100 vite të kërkojnë nëpër arkiva nuk gjejnë prova ndaj meje”/ Berisha: Betejën për dinjitetin personal e kam zhvendosur në Gjykatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Edhe 100 vite të kërkojnë nëpër arkiva nuk gjejnë prova ndaj meje”/ Berisha: Betejën për dinjitetin personal e kam zhvendosur në Gjykatë

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk kanë për të gjetur asnjë provë ndaj tij për atë që akuzohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Teksa ka mbajtur fjalën para demokratëve të SHBA-së, ai tha se nuk po e shfrytëzon foltoren për të ruajtur dinjitetin e tij, pasi këtë gjë po e bën nëpërmjet padisë së hapur në Francë, ndaj Sekretarit Amerikan Antony Blinken.

 

Advertisement

Po ashtu, ai ka theksuar se beteja e tij është që të vendosë demokracinë në Shqipëri dhe të formojë një PD me vlera konservatore.

 

 

“Me George Soros s’kam pasur kurrë asgjë personale, gjithçka që kam patur kam pasur me qëndrimet e tij anti-demokratike e anti-shqiptarëve ndaj shqiptarëve. Për mua ndarja e kufijve të Kosovës ka qenë një lëvizje anti-kombëtare. Siç është për mua Ballkani i Hapur që s’është gjë tjetër vetëm rikthimi i plotë i influencës serbe mbi shqiptarët dhe rajonit. Foltorja sigurisht është ngritur në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve. Foltorja nuk ka asnjë lidhje me shpalljen ‘non grata;, pasi unë kam paditur për shpifje Sekretarin e Shtetit në Gjykatën e Francës.
E madje nuk kam kërkuar ndihmë për të ç’bërë vendimin e tij.

Advertisement

 

Shpallja e gjyqit është ajo që kam zgjedhur unë e jo foltore për dinjitetin tim. Shumë prej jush janë angazhuar me shkresa e ligje, mirënjohja ime është e pa kufijshme. 100 vite të kërkojnë në arkiva kurrë nuk do të gjejnë një dokument të vetëm që të faktojnë akuzën e turpshme që i kanë bërë Sali Berishës. Ju ftoj ta vijojmë këtë betejë së bashku për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Të vazhdojmë betejën tonë për ta bërë Shqipërinë të lirë. Për ta barë PD një forcë të vërtetë konservatore. Për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë të votojnë si qytetarë të lirë dhe të shembin narko-shtetin që po rrënon kombin shqiptar”, u shpreh ish-kryeministri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy