E-ZONE / Të huajt po “blejnë” Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONE / Të huajt po “blejnë” Shqipërinë

Çdo ditë e më shumë të huajt po e shohin Shqipërinë si një vend për të investuar në pasuri të patundshme, kryesisht në bregdet.

 

Jonian Antoni, i cili përfaqëson një nga kompanitë më të mëdha real-estate në treg, thotë se gjatë muajve të verës energjitë më të mëdha të punës fokusohen pikërisht në zonat turistike.

 

Advertisement

Bumi i turistëve ka bërë që të rriten ndjeshëm dhe kërkesat nga të huajt për apartamente apo vila, e për rrjedhojë edhe çmimet në bregdet kanë pësuar rritje.

 

Gati 40-50% e kërkesave vijnë nga të huajt, që nuk janë shqiptarë të diasporës apo të Kosovës. Janë  më së shumti shtetas nga Çekia apo Polonia për produkte të mesme apo apartamente me sipërfaqe mesatare.  Por interesi është më i gjerë përtej Europës, për produkte elitare apo të shtrenjta, ku përfshihen vilat. Vendet tona të bukura në çdo rast janë më të lira se vendet e turistike në shtete të ndryshme të botës. Është kjo arsyeja e rritjes së kërkesës, – sqaroi në një intervistë për “E-ZONE” Jonian Antoni.

 

Advertisement

Durrësi, Vlora dhe Saranda janë qytetet bregdetare më të kërkuara për të investuar.  E ndërsa interesi mbetet i lartë për zonat bregdetare, për zonat malore nuk reflektohet ky interesim deri më tani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy