Administrata tatimore do të nisë në datën 1 korrik procesin më të rëndësishëm dhe më të debatueshëm, atë të fiskalizimit; e thënë ndryshe nuk do të ketë më fatura të plotësuara me dorë nga ana e biznesit, por vetëm elektronikisht.

 

Në një intervistë për “E-Zonë”, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj thotë se administrata tatimore është gati që nga janari i këtij viti për të ofruar këtë shërbim të ri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk e shoh të arsyeshme të ketë një afat të ri për zbatimin e kësaj reforme; paqartësitë janë krijuar nga vetë biznesi. Ndërkohë, ne kemi qenë gjatë gjithë kësaj kohe në mbështetje të kompanive, duke iu ofruar atyre asistencën e nevojshme.”

 

Por, çfarë do të ndodhë në rast se hasen paqartësi apo gabime në praktikë nga zbatimi i kësaj reforme?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne do të jemi aty me rolin këshillimor dhe jo penalizues. Çdo situatë do të vlerësohet rast pas rasti. Do të ketë një periudhe tranzitore që unë mendoj se mund të jetë katër muaj, ku nuk do të aplikohen penalitete për bizneset në rast gabimi .”

 

Deri më tani, janë pajisur me certifikatë digjitale 18.500 biznese nga 34 mijë. Kjo shifër vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e kësaj reforme nga data 1 korrik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";