E-Zonë/ Shqiptarët po përdorin më pak autobusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-Zonë/ Shqiptarët po përdorin më pak autobusin

Covid-19 po i zgjat efektet negative më gjatë te sektori i transportit, duke bërë që fluksi i pasagjerëve në kryeqytet të pësojë një rënie me 50%. Teksa bashkia pritet të miratojë me vendim këshilli heqjen e abonesë së përgjithshme në Tiranë, pasi do të riorganizojë itineraret, operatorët e fushës thonë se aktiviteti i tureve po del me humbje.

 

“Edhe pse nuk ka kufizime në aktivitetin në përgjithësi, qytetarët kanë gjetur forma të tjera alternative për të lëvizur në kryeytet, duke përdorur sa më pak autobusët. Kjo ka bërë që fluksi të bjerë me 50%”, shprehet Rixhin Qoshja, nga Shoqata e Transportit Urban.

 

Advertisement

I ftuar në E-ZONË në Vizion Plus, Qoshja tha se operatoret nuk mund të pezullojnë aktivitetin pasi ky është një shërbim publik.

 

“Ne nuk jemi si një hotel që kur s’ka klientë e mbyll dhe e rihap kur të nisë sezoni. Ne ofrojmë një shërbim për të cilin jemi licensuar nga bashkia, pra nëse ne e mbyllim, na hiqet licensa; në këto kushte jemi duke operuar me humbje të mëdha, ndaj kërkojmë mbështetje nga shteti.

 

Advertisement

Nga rreth 1400 persona staf që numëronte ky sektor në Tiranë para pandemisë, aktulisht është reduktuar në 800. Reduktimi i stafit erdhi si pasojë e mbylljes së gjatë të transportit, si dhe rënia drastike e frekuetimit të shërbimit urban për shkak të pandemisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy