E-ZONË/ Pensionet e emigrantëve në Greqi dhe Itali, ja në çfarë faze janë negociatat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/ Pensionet e emigrantëve në Greqi dhe Itali, ja në çfarë faze janë negociatat

Prej vitesh, qeveria shqipëtare dhe ato greke e italiane janë në negociata për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në vendet fqinjë, por këto negociata duken të vështira. Shpresa më e madhe për realizimin e këtij procesi duket me Italinë, ndëra pala greke nuk po shfaq interes në këtë çështje. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado dha këto detaje në emisionin E-Zonë.

 

“Pala italiane e konsideron këtë çështje sensitive dhe ne kemi negociata teknike mes palëve, sindikatat në vendin fqinj, shoqata e biznesit apo edhe institucionet. Pra ka një vullnet pozitiv, i cili duhet të konkretizohet edhe në vullnet politik.  Sipas situatës aktuale, arritja e një marrëveshjeje duket më e afërt si fillim me Italinë, ndërsa me Greqinë kjo çështje mbetet e vështirë dhe negociatat janë pezulluar.”

 

Advertisement

Do të ishte një lajm shumë i mirë që në 5-vjeçarin e ardhshëm të konkretizohet marrëveshja me Italinë, u shpreh Hado.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy