Nga java që vjen pritet që të nisë shpërndarja e bonusit të pensionistëve. Posta dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë në fazën finale të hartimit të grafikëve dhe pritet që të martën të nisë shpërndrja.

 

Kreu i postës Laert Duraj, në një prononcim për emisionin “E ZONE” tha se sfida e këtij viti për shkak të pandemisë, por edhe kohës së shkurtër mund të bëjë që shpërndarja të shtrihet edhe gjatë muajit janar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas rakordimeve përkatëse edhe me ISSH-në, ne mendojmë se të martën do të nisim nga shpërndarja. Duke patur parasysh që pjesa e madhe e pensioneve për këtë muaj janë ndarë, bonusin do të marri masa që ta dërgojnë në adresën e banimit. Por duke patur parasysh që kanë mbetur pak ditë në dispozion, një pjesë e pensionistëve do të mund ta marrin shpërblimin në janar”, tha Duraj ne E-ZONE.