E-ZONE/ Ekonomi: Sfida e shërbimeve online janë pronat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONE/ Ekonomi: Sfida e shërbimeve online janë pronat

1 maji është nisja e revolucionit digjital, të paralajmëruar nga kryeministri, por a jemi ne gati si shoqëri për një refomrë të tillë?

 

Ministrja e Shtetit për Shërbimet Milva Ekonomi, nga studio e emisionit “E-ZONE” tha se tani ishte koha për një reformë të tillë, pas ecurisë pozitive që kanë patur deri më tani shërbimet online. Por i gjithë ky proces do të ketë edhe sfida, sidomos në sektorin e pronave.

 

Advertisement

“Unë mendoj se tani është koha të nisim një revolucion të tillë, pasi shqiptarët kanë nevojë për shërbime të të shpejta me pak kosto financiare dhe fizike. Qytetari vetëm do aplikojë, të tjerat do t’i ndjekin nëpunësit e administratës publike. Në çdo rast do të ketë edhe një komukim telefonik për t’ju përgjigjur çdo paqartësie që do të kenë qytetarët”, u shpreh Ekonomi.

 

Por cilat janë sfidat që shoqërojnë këtë reformë në këtë fazë të parë?

 

Advertisement

“Sfida më e madhe është ofrimi i shërbimeve online në sektorin e pronave. Digjitalizimi i arkivave si dhe koordinimi me një sërë institucionesh online që komunikojnë me njeri-tjetrin do të ofrojnë më shumë lehtësi për qytetarët. Gjithsesi faza e parë do të jetë një fazë tranzitore deri në përvetësimin e gjithë procedurës dhe komunikimin e institucioneve online me njera-tjetrën”, vijon më tej Ekonomi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy