E-ZONË/ Biznesi kërkon qetësi politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/ Biznesi kërkon qetësi politike

Një javë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve parlamentare, komuniteti i biznesit apelon që situata politike të jetë e qetë, pasi çdo tension do të ndikojë negativisht në ecurinë ekonomike.

 

Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi tha në “E-Zonë” se çdo konfliktualitet politik është në dëm të aktivitetit ekonomik.

 

Advertisement

“Nëse ka një element që shkatërron çdo lloj shprese dhe pritshmërie të biznesit është destabiliteti politik. Biznesi, sado i suksesshëm qoftë, nëse operon në kushtet e një klime destabilizuese, atëherë biznesit i kemi prerë rrymën kryesore të oksigjenit; asnjë sipërmarrje nuk mund të operojë me qetësi në kushtet e një destabiliteti politik.”

 

Pritshmëria e biznesit nga qeveria e re, shtoi Zusi, është thjeshtimi i procedurave për ta bërë jetën ekonomike më të thjeshtë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy