Prej vitesh, është fakt që aeroporti i vetëm ndërkombëtar “Nënë Tereza” është më i shtrenjti në rajon, por edhe më gjerë. Ndaj qeveria së bashku me koncesinarin e ri janë angazhuar për të ulur tarifat. Ministrja Belinda Balluku shpjegoi në emisionin E-ZONË mekanizmat se si do të ulen tarifat.

“Koncesionari i ri ka pranuar rezultatet e kompanisë audituese BDO, e cila ka konkluduar për një disbalancë ekonomike në këtë koncesion, duke favorizuar ndjeshëm vetëm pronarët e këtij koncesioni. Ndaj koncesinari i  ri do të nisë liberalizimin e shërbimeve të tokës, ku parashikohet shërbimi i parkimit, ai i furnizimit me karburant, i transportit etj. Këto janë detaje të parashikuara në kontratë, ku ofrimi i këtyre shërbimeve do të sjellë më shumë konkurrencë, e për rrjedhojë do të kemi ulje tarifash”, shpjegon ministrja.

Por pjesë e investimeve prej 99 milionë eurosh është edhe zgjatimi i pistës. Por si do të ndikojë kjo në uljen e tarifave?

“Zgjatimi i pistës do të bëjë që të ndryshojë kategorizimi i aeroportit sipas rregullave në fuqi. Kjo do të thotë se do të kemi mundësi që në këtë aeroport të ulen edhe avionë transoqeanik, duke ofruar linja direkte përtej Europës. Ky fakt është një element i shtuar për të patur tarifa më favorizuese në raport me transportin transit që ofrohet aktualisht .”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kontrata e re pritet të miratohet në Parlament javën e ardhshme dhe ky fakt do të shënojë një etapë të re në shërbimin e aviacionit, ku për vite me radhë shqiptarët kanë paguar biletat më të shtrenjta në Europë.