Ndryshe nga kolegët e tjerë ministra, të cilët janë në vijën limit të listave, ministri Arben Ahmetaj është i pesti në listën e kandidatëve për Tiranën. Por si e komenton ai këtë pozicion favorizues.
“Asnjë nuk është në listë i sigurt, si të jesh i renditur i 5 apo i 36. Vendi i vetëm i sigurt është Partia Socialiste, e cila do të fitojë 74 mandate plus.”
Por ai druhet Ahmetaj se kolegët e tjerë mund të kalojnë herësin në vota?
“Unë do të desha që të më sfidonin kolegët që kanë punuar më mirë se mua. Garë është, dhe kjo është e bukura e garës. Por unë mendojë se qytetarët do të mund të vlerësojnë punët e mia, si menaxher i financave publike, do të vlerësojnë kontributin tim në sigurimin e vaksinave, si dhe kontributin që kam dhënë në procesin e rindërtimit.”
Advertisement
Këto deklarata, ministri i bëri gjatë një interviste për emisionin E-ZONE në Vizion Plus.