Teksa politika është fokusuar tek ulja e taksave dhe tatimeve, bizneset analizojnë impaktin që kjo do të ketë në ekonomi.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Hoteleri –Turizmit, Zak Topuzi thotë se ulja e taksave është e mirëpritur, pasi Shqipëria nuk është konkurruese me vendet e rajonit. Sipas tij, kjo pritet t’i japë një frymëmarrje më të madhe ekonomisë.

“Ulja e TVSH, iu jep mundësi bizneseve që të bëhen formale. Rritja e taksave më tepër se sa duhet, bën të pamunduar funksionimin e biznesit. Po flasim për formalizimin e tregut, ndërkohë që problemi kryesor nuk janë bizneset e vogla, të cilat shumë shpejt mund të futen në skemë; problemi është tek monopolet, industritë e rënda. Në vend që ta ndihmojnë buxhetin e shtetit, i krijojnë atyre probleme. Të gjitha këto monopole krijojnë mundësinë që të fshehin produktet dhe të manipulojnë taskat. Shtrirja dhe kontrolli i vazhdueshëm i shtetit në të gjithë strukturën e saj do ta formalizojë tregun.”

Ndërsa biznesi i një tjetër komuniteti, siç është ai i eksportuesve, mbron idenë se barra e taksave nuk është mjeti që rëndon më shumë aktivitetin ekonomik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për Florian Zekjan, burokracitë dhe taksa e fshehta janë ato që do të rëndojnë sipërmarrjen. Nëse qeveria e nesërme ndodhet në vështirësi për të menaxhuar buxhetin pas këtyre uljeve, sipas tij, ai që do të rëndohet është biznesi i madh.

“Barra e taksave nuk ka qenë asnjëherë e lartë në krahasim me vendet e rajonit, si taksa 10 për qind në kohën e qeverisë Berisha, po ashtu edhe tani, 15 për qind, me qeverisjen Rama. Një problem tjetër është edhe trajtimi i periudhës së pandemisë për biznesin në përgjithësi, e fasonët në veçanti. Paga e luftës nuk dha efikasitetin që kërkohej. Ne na rëndojnë si burokracia, taksa, taksa e fshehtë. Rënia e euros ishte një kosto e fshehtë që e rëndoi jashtëzakonisht biznesin fason.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";