Mbrëmjen e djeshme është mbyllur nata e tretë dhe e fundit e festivalit “Sunny Hill”, ku me qindar qytetarë shijuan performancat e një sërë këngëtarësh, shqiptarë dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga festivali, ndërsa ka falenderuar publikisht këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa për organizimin e Sunny Hill.
Kryeministri gjithashtu ka zbuluar edhe një “sekret”. Dua Lipa do vijë sërish në Tiranë në muajin nëntor, ndërsa data mbetet ende e pazbuluar. Pritet të shihet nëse këngëtarja do të vijë për ndonjë koncert që do organizohet për festat e nëntorit apo në ndonjë datë tjetër.
“MIRËMËNGJES
dhe me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";