“E vrava”/ Ekzekutoi kunatën gjatë natës, zbardhet dëshmia e nënës së autorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E vrava”/ Ekzekutoi kunatën gjatë natës, zbardhet dëshmia e nënës së autorit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarje e rëndë e orëve të para të mëngjesit në Tiranë, ku Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani.

 

 

43-vjeçari Roland Sinani është zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit. Ndërkohë një orë më pas ai është futur në dhomën e gjumit, ku flinte kunata, ku e ka qëlluar me një plumb në gjoks duke e lënë të vdekur.

Advertisement

 

 

E ëma e tij ka dëgjuar të shtënën dhe është ngritur menjëherë. Në korridor ka parë të birin ku i ka thënë vetëm dy fjalë: E vrara.

 

Advertisement

Sipas dëshmise së saj, i biri ka dalë në oborr ku ka dëgjuar të shtënën tjetër, me te cilën ai qëlloi veten në kokë duke u vetëvrarë. E ëma e Roland Sinanit ka zgjuar të shoqin, ky i fundit pasi ka parë tmerrin në shtëpinë e tij, ka dalë dhe ka marrë armën që  i biri vraun nusen e shtëpisë. Më pas e ka fshehur pas banesës.

 

I moshuari nuk është arrestuar nga policia pasi veprimin dyshohet se e ka kryer për shkak të sëmundjes dhe jo për të mbuluar ngjarjen. Mesohet se ai vuante prej kohësh nga skleroza. Ndërkohë 43-vjeçari jetonte në një banesë me prindërit, vëllain dhe familjen e tij. Prej 5 vitesh ishte i papunë pasi vuante nga depresioni. Madje ai shpesh herë ankohej edhe per zhurmën e dy fëmijëve të të vëllait për zhurmen që bënin pasi shprehej se nuk i duronte dot.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy