Një grua shtatzenë i është shtuar listës se personave që fatkeqësisht kanë humbur jetën nga pasojat e Covid 19 në Shqiperi.
Burime për Vizion Plus bëjne me dije se gruaja që ka gjetur vdekjen është një 33-vjecare nga Lezha.
Ajo ishte prej pak ditësh në terapi intensive në spitalin Intensiv.
Gruaja ishte 4 muajshe shtatzene.
Advertisement
Nuk dihet nëse ajo ka pasur problem të tjerë të theksuara shëndetesore apo jo.