Një 31-vjeçar ka mbajtur peng bashkëjetuesen e tij për një javë dhe e ka dhunuar barbarisht me sende të forta. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, ndërsa autori është vënë në pranga nga policia.

 

Në njoftimin zyrtar, thuhet se në banesën ku u gjet e reja e dhunuar barbarisht, po ashtu janë gjetur dhe sendet me të cilat ajo është dhunuar gjatë javës që mbahej pa dëshirën e saj në banesë nga bashkëjetuesi. Në banesë u gjetën dhe lëndë narkotike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu janë vënë në pranga edhe 4 persona të tjerë, u arrestuan Gleard Gusholli, Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi, që kanë penguar zbardhjen e ngjarjes, dy nga të cilët vëllezërit e autorit që kanë ndihmuar këtë të fundit të largohet për të mos u vënë në pranga.

 

 

“Shtetasi G. G. i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Shtetasit B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren”, njofton policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.