Një shtetas i huaj është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të enjte nga kalimtarët në Tiranë.
Policia bën me dije se viktima rreth 30 vjeç është gjetur në Rrugën e Durrësit, pa shenja jete. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Advertisement
“Më datë 03.02.2022, në Rrugën e Durrësit, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë