E rëndë në Pogradec/ Mësuesja 46-vjeçare humb jetën në spital, familjarët akuzojnë mjekët për trajtim të gabuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Pogradec/ Mësuesja 46-vjeçare humb jetën në spital, familjarët akuzojnë mjekët për trajtim të gabuar

Një grua 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.

Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19 pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar. Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy