Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Tepelenë. Një 42-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas veten. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
“Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës”, njofton policia.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Të dy bashkëshortët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.