
Një vajzë 8 vjeçe nga fshati Drithas i Korçës ka mbetur e plagosur rëndë në derën e fqinjit të saj.
Sipas policisë lokale 8 vjecarja me iniciale K.Z. ka shkuar për të çuar dicka tek fqinji i familjes së saj, por kur ka dalë prej andej porta është rrëzuar duke e zënë poshte. Duke i shkaktuar kështu plagë të rënda.
Të njëjtat burime thanë se dëshmitarët e pranishëm në atë moment kane bërë me dije se nga era e fortë është rrëzuar porta e banesës së fqinjit. Portë e cila sipas uniformave blu hapej dhe mbyllej me shine.
Ka qenë infermierja e fshatit që i ka dhënë ndihmën e parë dhe më pas e ka dërguar në spitalin e Korçës. Duke qenë se 8 vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë mjekët e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Familja Zacellari është e ardhur në fshatin Drithas, familje e cila jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. Madje edhe banesën e tyre e ka ndërtuar nje firmë ndërtimi nga qyteti i Korçës.